Cara në Spitallë: Përballë propogandës sfidon realiteti, në të gjithë Durrësin ka rrugë të amortizuara në të njëjtën gjendje
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Prill 2023, 18:05
Kandidati i koalicionit "Bashkë Fitojmë" për bashkinë e Durrësit, Igli Cara, ka denoncuar gjendjen e keqe të infrastrukturës.
Ndërsa ishte në Spitallë, Cara shkruan se "përballë propogandës sfidon realiteti. Kjo rrugë është në Spitallë".
Sipas tij, në të gjithë Durrësin ka rrugë të amortizuara në të njëjtën gjendje, si në qendër, ashtu edhe në periferi.
"Do te jem aty dhe kudo, jo vetëm tani, por edhe pas 14 majit për të zgjidhur problemet dhe shqetësimet e banorëve të Durrësit.Në 14 Maj, bashkë bëjmë ndryshimin!"