Caka zbardh takimin Meta-Kim: Bojkoti në 2019-ën, pjesë e marrëveshjes së 17 majit Basha-Rama, vazhdon edhe sot

Sekretarja për Mrrëdhëniet me Publikun në Partinë e Lirisë, Silva Caka në një intervistë për “Ora News” zbardhi detaje nga takimi i sotëm mes kreut të PL-së Ilir Meta dhe ambasadores së SHBA-së në vendin tonë Yuri Kim.

“Takimi ishte në kuadër të zgjedhjeve vendore të 14 majit. Sigurisht shqetësim dhe fokus i bisedës ishte shit-blerja o votave në zgjedhje; shmangia e personave me të kaluar kriminale në këto zgjedhje.

Natyrisht ishte cështja e hapjes së zyrave të FBI-së në Tiranë dhe shtimin i efikasitetit të luftës së krimit të organizuar dhe korrupsionit. Ne shprehëm shqetësimin tonë për kthimin e parlamentit në zyrë noteriale të qeverisë.

Sa i përket raportit të SHBA-së me z. Sali Berisha ne si Parti e Lirisë nuk kemi ndërmend të ndërhyjmë.

Ndersa lidhur me situaten ne PD ajo që dimë është fakti se ne kemi vendosur për këto zgjedhje është bashkëpunimi me atë që është opozita reale dhe jo fasada te pushtetit.

Bojkotimi i zgjedhjeve të 2019-ës ishte zgjedhje e qëllimshme dhe paracaktuar si pjesë e marrëveshjes së 17 majit 2017 mes Lulzim Bashës dhe Edi Ramës.

Fitoren e dalë nga kandidatët e Primareev jemi të angazhuar që ta kanalizojmë në mënyrën e duhur. Votën ia kërkojmë gjithë shqiptarëve dhe gjithë grupeve të interesit.

E rëndësishme është që njerëzit të binden se për çfarë qeverisje po flasim sot, me shpopullimin, shtrenjtimin e çmimeve, apo njerëzit që kanë në krye të bashkive dhe punët e tyre. Ne do të fitojmë përmes platformës tonë konkrete ekonomike dhe sociale.

Çdo ditë një skandal mbulon tjetrin dhe besoj se njerëzit nuk do të vazhdojnë të qëndrojnë më indiferentë. Dhe ne duke iu ofruar zgjidhje dhe alternativa, patjetër që ne do t’i bindim ata. Edhe në zgjedhjet e 2021-it mosmarrja e qytetarëve në votime ishte për faktin se ata e kishin kuptuar para nesh atë çfarë po gatuante Lulzim  Basha në dëm të opozitës shqiptare me Ramën”, u shpreh ndër të tjera Silva Caka.

ilir meta lulzim basha yuri kim zgjedhjet e 14 majit zgjedhjet vendore zgjedhje silva caka anila zyberaj

EMISIONET