Boçi: Brenda 1 fjalie, ka gënjyer 2 herë administratori në ikje i Elbasanit

Boçi: Brenda 1 fjalie, ka gënjyer 2 herë administratori në

Kandidati demokrat i dalë nga procesi i primareve për Bashkinë e Elbasanit, Luçiano Boçi ka akuzuar kryebashkiakun Gledian Llatja se gënjen qytetarët pa teklif.

Në një video të publikuar në Facebook, Boçi thekson se brenda një fjalie, Llatja ka gënjyer dy herë një pensionist, duke i thënë se i ka hequr taksat vendore për të vetmuarit, si dhe Elbasani ka 13 orë.

Më ngrihet Llatja në një takim ku unë isha i pari që foli dhe bëri një deklaratë flaso ‘skifo’, ku tha se unë atyre që janë të vetmuar ua kam hequr taksat vendore dhe uji në Elbasan nga 6 orë ua kam çuar 13 orë.

Ore kë gënjejnë se nuk e marr vesh. Ne jetojmë në pallat dhe kam 3 herë ujë në ditë, më vjen 1 orë e gjysëm në mëngjes, 2 orë në drekë dhe 1 orë e gjysëm në darkë.

Kë gënjej ai nuk e marr vesh, mua që e kam në kurriz këtë punë më gënjen? Pse gënjen se nuk e marr vesh!’, u shpreh pensionisti në takim me Luçiano Boçin.

Gabon kush mendon se mund t'i gënjejë qytetarët e Elbasanit! Ndiqeni se si brenda 1 fjalie ka gënjyer 2 herë administratori në ikje i qytetit të Elbasanit’, shkruan Boçi në Facebook.

EMISIONET