Meta: Ismail Uka me program të shkëlqyer për Dibrën, ta mbrojmë këtë qytet nga Rilindja

Meta: Ismail Uka me program të shkëlqyer për Dibrën, ta

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta kërkoi sot mbështetjen për kandidatin e koalicionit “Bashkë fitojmë” për kryetar bashkie në Dibër, Ismail Uka.

Në një takim me shtabin elektoral të kandidatit për kryebashkiak të Dibrës, Ismail Uka, Meta u shpreh se, “14 Maji është ditë shumë e rëndësishme, por edhe ekzistenciale për Dibrën në veçanti, për të ardhmen e saj”.

“Programi i shkëlqyer i Ismail Ukës për uljen e taksave, mbështetjen e bujqësisë e turizmit, vendosja e shërbimit urban me të gjitha njësitë administrative do të ndihmojnë për uljen e kostos së jetesës dhe zhvillimin e bizneseve kudo në këtë trevë të mrekullueshme”, tha Meta.

Ai u bëri thirrje të gjithëve të marrin pjesë në votimet e 14 Majit, “për të mbrojtur Dibrën me votën e tyre nga projekti shkatërrues i “Rilindjes” që nuk njeh kufij në korrupsionin dhe arrogancën e saj”.

EMISIONET