"14 Maji", KQZ nxjerr aplikacionin: Qytetarët mund të raportojnë live manipulimet në qendrën e tyre të votimit

"14 Maji", KQZ nxjerr aplikacionin: Qytetarët mund të

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përgatitur një aplikacion ku çdo qytetar mund të raportojë problematikat që vëren në qendrën e tij të votimit, ditën e zgjedhjeve.

Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, tha sot se problematikat e raportuara do të jenë të disponueshme edhe për mediat, të cilat mund ti ndjekin më pas rastet.

“Kushdo mund të ngarkojë në aplikacion të gjithë problematikën që sheh në ditën e zgjedhjeve’, u shpreh Celibashi.

Ai bëri të ditur gjithashtu se me vendim të qeverisë, kartat e identitetit të cilat skadojnë deri në 14 maj, do të jenë në vlefshme ditën e zgjedhjeve për të bërë të mundur votimin e tyre.

Sa i përket procesit të dekriminalizimit, Celibashi u shpreh se “38 kandidatë nga mbi 23 mijë kandidatë për kryetarë bashkie dhe anëtarë të këshillit bashkiak, të cilët KQZ-ja në bazë të asaj që kanë deklaruar, por edhe indiciet e marra nga partitë, kemi vendosur të kërkojmë verifikim të thelluar nga prokuroria. Janë 10 kandidatë për kryetarë bashkie që janë dërguar për hetim të thelluar”.

EMISIONET