VIDEO/ Blindohet SPAK-u, forca të shtuara të policisë në zonë, do t’i komunikojë akuzat Berishës, opozita ka lajmëruar tubim

Prokuroria e Posaçme (SPAK) pritet t’i komunikojë sot akuzat ish-kryeministrit Sali Berisha, si dhe dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi.

Kreu i Partisë Demokratike pritet të paraqitet në SPAK në orën 12:00 të së mërkurës, ndërsa dhëndri i tij, Malltezi, dy orë më pas, pra rreth orës 14:00.

Ndërkohë, demokratët janë mobilizuar sot të mblidhen para godinës së Prokurorisë së Posaçme, në shenjë proteste për atë që Sali Berisha e ka quajtur shpesh herë si “arrestim politik”.

Dhe në kuadër të këtij njoftimi, në SPAK ka nisur mbërritja e trupave speciale të cilët duket se do të jenë në gadishmëri për çdo të papritur që mund të ndodhë në tubimin e demokratëve teksa do presin vendimin e SPAK-ut.

“Ora News” sjell pamjet nga zonë përreth SPAK-ut ku duken qartë pamjet ku furgonët e forcave speciale mbërrijnë në SPAK.

VIDEO/ Blindohet SPAK-u, forca të shtuara të policisë në

Menjëherë sapo mori fletëthirrjen, ish-kryeministri mobilizoi demokratët për të protestuar përballë SPAK-ut.

“Të dashur miq. Ditën e Mërkurë ne ora 12:00 kryetari i PD Prof. Dr .Sali Berisha do shkojë pranë organizatës kriminale të SKAP. Te mobilizohemi të gjithë maksimalisht për protestë të fuqishme solidariteti me të drejtën, me të vërtetën, kundër narko drejtësisë. Faleminderit”, thuhet në mesazhin dërguar strukturave.

Berisha akuzohet nga SPAK për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të larte shteterore ose te zgjedhurve vendore, kryer në bashkëpunim. Ish-kryeministri i ka konsideruar akuzat ndaj tij dhe dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi, si sulm politik, pasi sipas tij, nuk ka asnjë fakt dhe dokument që të ngrihen dyshimet mbi akuzat.

VIDEO/ Blindohet SPAK-u, forca të shtuara të policisë në

Kujtojmë se prej 30 dhjetorit 2023 Sali Berisha ndodhet në “arrest në shtëpi” me mbikqyrje policore, ku i ndalohen dhe kontaktet me personat e tjerë, përveç se me familjarët që qëndrojnë në të njëjtën banesë.

Akuzat e SPAK-ut, Berisha e konsideron “arrestim politik”

Si ish-kryeministri Sali Berisha, po ashtu edhe avokatët e tij dhe Partia Demokratike e kanë konsideruar vendimin e GJKKO-së, si të diktuar nga kryeministri Edi Rama për të goditur opozitën dhe për t’i mbyllur gojën kreut të saj.

Sipas SPAK-ut, Berisha në kohën kur ka qenë kryeministër ka vendosur në funksion të interesave të dhëndrit të tij bazën ligjore, si edhe ka ushtruar presion mbi vartësit për të nxitur plotësimin sa më të shpejtë të procedurave të kthimit të pronës dhe privatizimit të godinave të degraduara të ish-klubit sportiv “Partizani”.

Ndërsa, për Jamarbër Malltezin dhe ndërtuesin Fatmir Bektashi, SPAK-u deklaron se ata kanë përfituar shuma të mëdha financiare nga tjetërsimi i truallit në ndërtime të larta. Mbi këta dy të fundit rëndojnë akuzat për veprat penale “Korrupsioni pasiv i funksionareve te larte shtetërore ose te zgjedhurve vendore”, kryer në bashkëpunim dhe “Pastrimi i produkteve te veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

GAZETARI ISA MYZYRAJ RAPORTON SE ÇFARË DO TË NDODHË SOT NË SPAK

EMISIONET