“TË FUNDIT NË EVROPË”/ Meta: Trenat në Shqipëri sot konkurrojnë për shpejtësi vetëm me biçikletat elektrike
Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta, përmes rrjeteve sociale ngre shqetësimin e mungesës së funksionimit të linjave hekurudhore në Shqipëri.
Meta shprehet se jemi të fundit në Europë për shpejtësinë e tyre sepse projektet korruptive “rilindase” për gjoja modernizimin e hekurudhës shqiptare kanë prodhuar vetëm hekurudhën e "Gjarprit", Tiranë-Rinas-Durrës.
REAGIMI I PLOTË I METËS
Trenat në Shqipëri sot konkurrojnë për shpejtësi vetëm me biçikletat elektrike.
Jemi të fundit në Europë për shpejtësinë e tyre sepse projektet korruptive “rilindase” për gjoja modernizimin e hekurudhës shqiptare kanë prodhuar vetëm hekurudhën e "Gjarprit", Tiranë-Rinas-Durrës.
Hekurudhat janë braktisur dhe thuajse janë jashtë funksionit, sepse vëmendja e “Rilindjes” nuk ka qenë kurrë modernizimi i transportit por vetëm abuzimi i tmerrshëm me rrugët e florinjta, që shemben si në Korçë-Ersekë apo që ofrojnë bakshishe të majme 50 milion euro si tuneli i Llogarasë.