Dumani dhe Çela refuzojnë Xhafajn, nuk çojnë ekspertë në Komision. KLSH dërgon një prokuror që ju shmang përballjes me “Vettingun”
Prokuroria e Posaçme SPAK ka refuzuar të dërgojë dy ekspertët e saj dhe të bëhet pjesë e komisionit të Posaçëm anti-korrupsion që tashmë njihet si komisioni “Xhafaj”.
Por në të njëjtën linjë me kreun e SPAK Altin Dumani, mësohet se ka qëndruar dhe kryeprokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, i cili fillimisht kishte projektuar të dërgonte pranë komisionit si ekspertë të lartë, dy prokurorët Kosta Beluri dhe Arqile Koça, por më pas mësohet të jetë tërhequr duke mbajtur qëndrim refuzues.
Ndërsa Kontrolli i Lartë i Shtetit është i vetmi institucion i pavarur kushtetues që ju përgjigj pozitivisht komisionit “Xhafaj”, duke dërguar si ekspertë të nivelit të lartë, dy punonjësit Qeram Cibaku, i cili është ngarkuar të ndjekë diskutimet për mirëqeverisjen dhe i dyti është i sapoemëruari Drejtori Juridik Bledar Mustafaraj.
Ky i fundit në Tetor 2023 dha dorëheqjen nga sistemi i prokurorisë, duke refuzuar të përballet me procesin e “Vettingut” për shkak të gjetjeve mbi kontaktet e papërshtatshme që ka pasur gjatë kryerjes së detyrës në Elbasan.
Gazetari i “Ora News”, Elton Qyno ka mësuar se vendimi i SPAK për refuzimin e kërkesës së komisionit të Posaçëm, i cili kërkonte caktimin e dy prokurorëve të SPAK, si ekspertë të nivelit të lartë, është marrë gjatë një mbledhje të zhvilluar disa ditë më parë me të gjithë trupën e prokurorëve të SPAK.
Mbledhja është zhvilluar me qëllimin për ti dhënë një përgjigje definitive kërkesës së komisionit parlamentar, ku pas analizimit dhe diskutimit të situatës, 20 prokurorët e SPAK kanë dalë me një mendim të përbashkët, duke kthyer përgjigje në komisionin parlamentar se refuzojnë të dërgojnë dy prokurorë të kësaj strukture, të cilët janë ftuar të jenë pjesë e diskutimeve në cilësinë e ekspertëve të nivelit të lartë.
Sipas përgjigjes që SPAK i ka dërguar Komisionit të Posaçëm Parlamentar, prokurorët e kësaj strukture janë të paqartë mbi agjendën e punës dhe qëllimin e këtij komisioni.
Ndaj duke marrë shkak dhe ngarkesën e madhe të procedimeve që kanë në hetim dhe gjykim prokurorët, ata kanë refuzuar të bëhen pjesë e punimeve të këtij komisioni parlamentar.
Megjithatë në përgjigjen bojkotuese që SPAK ka përcjellë në komisionin parlamentar lenë një shteg komunikimi me komisionin “Xhafaj”, duke i kujtuar se nëse komisioni do kërkojë mendim juridik, asistenca ligjore e prokurorëve dhe jepet në distancë.
Kjo përgjigje cilësohet nga juristët si një veprim indiferentizmi që mban SPAK me komisionin Parlamentar të Posaçëm, duke synuar të ruajë pavarësinë kushtetuese.
Por nga ana tjetër juristët e pyetur nga “Ora News”, shprehen se ky vendim refuzimi tregon krisjen e madhe institucionale që ka maxhoranca me SPAK-un, krisje kjo që pritet në kohët në vijim të krijojë një hendek akoma dhe më të madh.
Flitet nën zë se mes SPAK dhe Komisionit të Posaçëm Parlamentar ka një luftë të heshtur, ku qëllimi i komisionin është të kontrollojë dhe mbajë në monitorim strukturën e posaçme SPAK.
Në 5 vite punë kjo strukturë ka çuar në gjykatë dhjetëra zyrtarë të pandehur. Ndërkohë sukses ka hasur me aplikacionin “SKY”, ku punonjës policie, prokurorë, gjyqtarë dhe elementë të botës së krimit janë arrestuar.
Ndërkohë gjatë punës së tij SPAKK është shquar dhe për masa ekstreme hetimore dhe në shkelje të rënda proceduriale dhe mbi të gjitha shkelje të të drejtave të njeriut.
Por kohët e fundit duket se po fryn një erë mbi skenarë të posaçëm për vendosjen nën kontroll të SPAK, i cili duke se me të drejtë ose jo, po kërcënon seriozisht liderët politikë dhe zyrtarë të lartë shtetërorë.
Pritet që në ditët në vijimi komisioni “Xhafaj” pritet të fillojë punimet, ku këto diskutime do ndiqen në mënyrë permanente nga 53 ekspertë të nivelit të lartë, të cilët padyshim do japin eksperiencën dhe njohuritë e tyre për nisma konkrete ligjore me qëllim ndryshimin e legjislacionit për të luftuar sa më fort korrupsionin.
Pjesë e komisionit janë bërë emra të njohur të jurisprudencës, kryesisht ekspertë të thirrur si pedagogë të drejtësisë, përfaqësues të biznesit e shoqërisë civile.
Emra të njohur të cilët do të janë ekspertizën e tyre në 3 fusha: “Mirëqeverisje”, në “Antikorrupsion” dhe “Sundimin e ligjit”.
Lista me 53 ekspertët e nivelit të lartë që do të angazhohen
I. MIRËQEVERISJA
1- Eralda Met'hasani - FDUT - Departamenti se drejtes publike
2- Klesta Hysi - FDUT - Departmenti se drejtes publike
3- Eniana Qarri - FDUT - Departamenti se drejtes civile
4- Etleva Bajrami - FEUT - zv. Dekane
5- Eglantina Zyka - FEUT - Departamenti i Statistikes & Informatikes
6- Andi Dura - UET - Pedagog, Departamenti i Shkencave Juridike
7- Arjan Dyrmishi – ShC – CSDG
8- Geron Kamberi - ShC - CSDG
9- Blerta Kalavace - ShC - IRC/Idra Research & Consulting
10- Aranita Brahaj - ShC - AIS/Open data
11- Jolanda Trebicka – ShC – EPD
12- Blerta Tuci –ShC- EU Policy Hub
13- Zef Preci - ShC – QSHKE
14- Marsel Llukmani – biznes - BIZNES ALBANIA (Dhoma Kombëtare E Zejtarisë)
15- Florjan Hasko –biznes - ICC/International Chamber of Commerce
16- Vilma Shurdhi - Avokati i Popullit - Komisionere
17- Qeram Cibaku - Institucion i pavarur - Kontrolli i Lartë i Shtetit
II. ANTIKORRUPSIONI
18- Fjoralba Caka - FDUT - Departamenti se drejtes civile
19- Jonida Rustemaj - FDUT - Departamenti se drejtes civile
20- Enkelejda Olldashi - FDUT - Departamenti se drejtes publike
21- Ilda Mucmataj - FDUT - Departamenti se drejtes publike
22- Ledjon Shahini - FEUT - Pergjegjese Departamenti Ekonomis
23- Mirela Miti - FEUT - Pergjegjese e Departmentit te Kontabilitetit
24- Sofjana Veliu - UET - Drejtuese e Departmentit te Shkencave Juridike
25- Arjan Dyrmishi - ShC - CSDG
26- Krisela Hackaj - ShC - CDI/Dreitore Ekzekutive
27- Nirvana Deliu - ShC - Hulumtuese Politikash, EM-AL
28- Erisa Proko - ShC - Qendra "Instituti Per Zhvillim Strategjik"
29- Auron Pasha - ShC - Idra Research & Consulting
30- Stela Suloti – ShC – EU Policy Hub
31- Ened Topi - biznes - ICC/International Chamber of Commerce/ Deloitte legal
32- Mirlind Polovina – biznes - BIZNES ALBANIA (Dhoma Kombëtare E Zejtarisë)
33- Arber Basholli - Institucion i pavarur - ILDKPI - SP
34- Mimoza Kaçi – Institucion i pavarur - Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare
35- Violanda Theodhori – Institucion i pavarur - Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare
36- Bledar Mustafaraj - Institucion i pavarur - Kontrolli i Lartë i Shtetit
III. SUNDIMI I LIGJIT
37- Erjon Muharremaj - FDUT - Departamenti i se drejtes publike
38- Aurela Anastasi - FDUT - Departamenti i se drejtes publike
39- Nadia Rusi - FDUT - Departamenti i se dretes publike
40- Skerdian Kurti - FDUT - Departmenti i se drejtes penale
41- Mariel Frroku - FEUT - Departamenti i Finances
42- Luan Veliqoti - Universiteti "LUARASI - Departamenti i se Drejtes Penale
43- Emilio Çika - UMSH - Fakultetit i Drejtesise;
44- Juelda Lamçe - UET - Dekane e FSHJPMN
45- Olta Aliaj - Avokati i Popullit - Komisionere
46- Gledis Gjipali - ShC - Dretor Ezekutiv - EM-AL
47-Ilvana Dedja - ShC - CSDG
48- Mirsada Hallunaj - ShC - CSDG
49- Eda Noçka – ShC- Qendra Altri
50- Gerti Shella - ShC – Qendra Për Çështjet E Informimit Publik (INFOCIP)
51- Bledar Dervishaj -ShC-INFOCIP
52- Ina Xhepa -ShC-Qendra Europiane
53- Oltion Dano - Biznesi - ICC/Studio ligjore "Kalo & Associates"