Blerje votash me “përkrahje sociale” nga kandidati i PS-së/ I moshuari invalid denoncon punonjëset e bashkisë së Këlcyrës
Një skandal i faktuar, ka ndodhur në zyrat e Bashkisë së Këlcyrës.
Punonjëset e Drejtorisë së Përkrahjes Sociale në këtë bashki, kanë ofruar ndihmë ekonomike në këmbim të votës në favor të kryebashkiakut aktual të Këlcyrës, Klement Ndoni, i cili kërkon mandatin e katërt në krye të kësaj bashkie.
Ngjarja skandaloze ka ndodhur në ambientet e bashkisë 2 ditë para çeljes së kutive të votimit.
Denoncuesi i këtij skandali të paprecedentë, është Agim Bakushi invalid i kaluar në moshë nga fshati Bedyqas, Bashkia Këlcyrë.
I moshuari ka refuzuar blerjen e votës së tij, të djalit të papunë dhe të gruas së tij sakate, në këmbim të pagesës së përkrahjes sociale fill pasi të konfirmohet se votat e këtyre të treve do të shkojnë në favor të Klement Ndonit.
Gjithçka Bakushi e rrëfen para kameras.