BISEDA/ Seanca në GJKKO, Meta i lë porosi Tedi Blushit nga salla: Theksoni kursin e euros

BISEDA/ Seanca në GJKKO, Meta i lë porosi Tedi Blushit nga salla:

Në GJKKO ka nisur gjyqi ndaj ish presidentit të Republikës, Ilir Meta.

Para nisjes seancës gjyqësore në themel, mes Ilir Metës dhe Tedi Blushit është zhvilluar një dialog në distancë. Meta ka lënë porositë për vijimin e aksionit politik.

Meta pyeti Blushin se si paraqiret kursi i këmbimit valutor pas operacioneve të SPAK

Meta: Tedi më thuaj pak të lutem si paraqitet kursi i këmbimit valutor pas këtyre operacioneve e sekuestrimeve ça janë këto

Monika Kryemadhi: Në 85… (por Meta insistoi të merrte përgjigje nga Blushi)

Blushi: Ka rënë ende më shumë, ka rënë në 94. Do bjerë akoma më shumë

Meta: Mooosss, Do ketë reminitanca, po çfarë bëni ju në opozitë?

Meta: Tedi, theksoni kursin e euros ajo është kryesore

Meta: Kjo bëhet qëllimisht që të konfuzohet media që të mos kuptohet se po bëhet mashtrim. Mos më ndërprisni fare. Prokurori e nisi me seancën e kaluar. Rregullat i di mirç unë, gjykata duhet të jetë edhe e pavarur edhe e paanshme. Dua ti jap një përgjigje për seancën e kaluar dhe pastaj vazhdojmë sipas asaj që ka.

Ilir Meta: Jeni ekstremisht njëanshëm ta dëgjojë edhe media dhe unë jam këtu si terrorist ukrainas.

Erion Bani: gjykata vendos kush flet e kush jp, duhet të mbarojë prokuroia pastaj ju, ka rregulla procesi

Ilir Meta: Kanë tmerr nga e vërteta, kjë është paanësia e gjykatës. Jeni ekstremisht i njëanshëm.

Erion Bani: Bëj kërkesë për përjashtim trupe

Ilir Meta: S’kam asnjë kërkesë, sepse më e mira nga të gjithë ju është irena gjoka. Kam respekt pçr rregullat e ligjin, derisa zotëria e filloi me seancën e kaluar ishte e drejta ime të jepja sqarim për këtë gjë sepse gazetarët mund të ikin të lëvizin.

EMISIONET