Besart Logu: PD nën drejtimin e Lulzim Bashës ka sot një vullnet për të ndryshuar këtë Kod Zgjedhor

Besart Logu, anëtar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike zyrtare që drejtohet nga Lulzim Basha i ftuar në emisionin “Drejt” në “Ora News” ka folur mbi situatën në Partinë Demokratike.

Ai tha se e vetmja parti politike që ka vullnet për të ndryshuar këtë Kod Zgjedhor që është në favor të Partisë Socialiste, ku Edi Rama është komod me këtë kod.

“Fatmirësisht ka një PD që ka një vullnet për ta ndryshuar këtë, për të bërë një Kod që t’i japë qytetarëve të zgjedhin përfaqësuesit e tyre, të bëjë një Kod që t’i japë diasporës të drejtën e votës.

Sot ka një parlament jo funksional, edhe sot u pa që Gazment Bardhi shkeli Rregulloren e Kuvendit, ashtu si dhe vetë kryetarja Lindita Nikolla po ashtu”, u shpreh Besart Logu.

 

EMISIONET