Berisha: Takimi i 43 deputetëve të opozitës tronditën qeverinë! Bashkërendojmë aksionin me PL-në

Në një prononcim për gazetarët, Sali Berisha tha se Kishte një zhvillim jashtëzakonisht pozitiv këtë javë, që ishte sipas tij takimi i përbashkët i 43 deputetëve të opozitës.

Ai theksoi se ekziston vullneti i plotë që ato takime të vazhdojnë dhe të jenë gjithnjë e më të frytshme në mënyrë që të rivitalizohet roli i opozitës në parlament.

Berisha: Por duhet të jemi realist, java nuk kishte vetëm lajme të zeza. Jo. Kishte një zhvillim jashtëzakonisht pozitiv. Kishte një takim të përbashkët të 43 deputetëve të opozitës. Të cilët u mblodhën në një takim shumë të rëndësishëm dhe morën vendime të cilat e kanë tronditur thellë establishmetin e drogës, krimit dhe korrupsionit. Ju lutem qytetarë të dashur, për të kuptuar dallgët e tronditjes, lexoni pak titujt e medieve të qeverisë. Ato flasin shumë më tepër seç mund të flas unë sot për tronditjen e qeverisë.

Duke përshëndetur edhe njëherë të gjithë deputetët pjesëmarrës në atë takim, vendimet që mori, dua të ju informoj se ekziston vullneti i plotë që ato takime të vazhdojnë dhe të jenë gjithnjë e më të frytshme në mënyrë që të rivitalizohet roli i opozitës në parlament dhe të mbrohen në parlament me vendosmërinë më të madhe interesat e popullit opozitar.

Siç e patë dhe vetë patëm një takim sot në mëngjes të frytshëm me kryetarin e PL-së, zotin Ilir Meta dhe zotin Petrit Vasili me të cilët diskutuam të gjitha problemet e opozitarizmit të sotëm parlamentar dhe jo parlamentar dhe ramë në ujdi që të bashkërendojmë përpjekjet tona në interesin më të mirë të Shqipërisë dhe shqiptarëve.

EMISIONET