Berisha: Sot pas 32 vitesh jemi përballë një monizmi të ri të bazuar te krimi, droga dhe vjedhja

Nga Bulqiza, kreu i PD-së, u shpreh se sot vendi, pas 32 vitesh çlirim nga sistemi i kaluar ndodhet nën një monizëm të ri që bazohet në krimin, drogën, vjedhjen e shqiptarëve.

Ai tha se sot shqiptarët janë përsëri në një revolucion, në një besë me njëri-tjetrin drejt fitores tonë, përballë asaj që e quajti si regjim të Ramës.

Berisha shtoi se sot para qytetarëve të kësaj zone janë kandidatë të shkëlqyer dhe njerëz që demokratët i zgjodhën me votën e tyre të lirë.

Berisha: Por sot pas 32 vitesh ne përballemi me një monizëm të ri. Ky monizëm nuk bazohet më në doktrinën çnjerëzore Marksiste-Leliniste, por bazohet në krimin, drogën, vjedhjen, varfërimin tuaj. Bazohet në urrejtjen e qeveritarëve ndaj qytetarëve. Bazohet në diskrimimin masiv të qytetarëve.

Ndaj dhe ne jemi sot në këmbë, jemi përsëri në një revolucion, në një besë me njëri-tjetrin se do të ecim të sigurtë drejt fitores tonë. Sot kemi para jush kandidatë të shkëlqyer, Durim Fikun, në Peshkopi, Mat, kudo, njerëz që i zgjodhët me votën tuaj të lirë. Kemi kandidatë të vullnetit tuaj politikë. Nuk ndalin nga shpellat, nga perdet, por vijnë me firmën tuaj, vijnë me respektin e thellë ndaj jush.

Shqipëria nuk ka patur ndonjëherë kandidatë të vullnetit të lirë, siç janë kandidatët tanë në këto zgjedhje. Revolucioni ynë ka një mision kryesor, fitoren e tyre, përmbysjen e monizmit bashki në bashki. Revolucioni ynë ka një mision, përmbysjen e regjimit të Edi Ramës. Një regjim i cili nuk është armik vetëm i demokratëve, por i mbarë shqiptarëve. 

Nga viti 2014 deri në vitin 2022, nga ky regjim u larguan nga Shqipëria 937 mijë shqiptarë vetëm në BE. Nga këta rreth 80% nën moshën 32 vjeçare. Kurrë në histori, asnjë luftë, asnjë epidemi, asnjë pushim dhe asgjë nuk ka shkretuar shqiptarët sa Edi Rama.

EMISIONET