"Berisha, sebepi që Basha dëmtoi PD", Zeka: Nga përkthyes e bëri lider të partisë, e bëri me para
Gazetari Milaim Zeka i ftuar në "Drejt" thotë se Berisha do të duhet të kishte arritur një marrëveshgje të heshtur me Aibeajn për të mos e përdorur fushatën për luftë me njëri tjetrin.
Ai e bën përgjegjës Berishën edhe për shkatërrimin që Basha i bëri Partisë Demokratike.
Zeka: Pashë sot fushatën e Alibeaj i cili gjithë kohës sulmoi Sali Berishën. Është një luftë e jashtëzakonshme. Në kohë fushate do të duhej që Berisha të dërgonte disa negociatorë, pajtimtarë që do arrinin një marrëveshje të heshtur që fushatën të mos e përdorin për luftë kundër njëri-tjetrit. Berisha e ka pasur shansin historik për të arritur një pajtim të tillë.
Por u tregua kryeneç, karakteri i tij prej një malësori siç jam dhe unë. Në politikë duhet me blu ndryshe. Si baba i PD duhet të jepte shembull se është njeri i tolerancës, mirëkuptimit, njeri që fal. Çdo të keqe që Basha i ka shkaktuar PD, sebepi është Sali Berisha. E solli Lulzim Bashën nga përkthyes i UNMIK në Kosovë e bëri lider të partisë. E bëri ministër, lider, njeri me para. Po të kishte minimumin e karakterit, burrnisë dhe moralit politik, Lulzim Basha do të ishte njeriu i fundit në këtë botë që do të hidhej kundër Sali Berishës.