Berisha “rikonfirmohet” me raport/ Këshilli Kombëtar: S’ke përgjegjësi për “14 majin”. Takime në bazë deri në shtator
Strukturat e Partisë Demokratike që mbështesin Sali Berishën do të nisin me datë 20 gusht procesin e analizës së rezultateve të zgjedhjeve vendore të 14 majit, të cilin vendosën të mos e njohin.
Hapat që do të ndiqen u miratuan në mbledhjen e Këshillit kombëtar, i cili i hoqi ish-kryeministrit përgjegjësinë direkte, duke lënë pezull dhe mundësinë e mbajtjes së Kuvendit për votëbesim.
Në mbledhjen me dyer të mbyllura, mësohet se Berisha mohoi dhe mundësinë e krijimit të një forcë të re politike, me argumentin se kjo do të conte në humbjen e identitetit politik.
Zgjidhja, sipas Berishës, është një hapja e partisë dhe një front opozitar.
Në rezolutë parashikohet se analiza do të drejtohet nga grupet e punës të cilët do të konsultohen me anëtarët e degëve që do të ndihmojnë për të përcaktuar gabimet në zgjedhjet e 14 majit.
Në fund të këtij procesi, çdo degë do të dërgojë fizikisht dhe ne forme elektronike përfundimet e analizës sipas formatit të përcaktuar, pranë sekretariatit organizativ.
Ky proces do të zgjasë që prej datës 20 gusht deri në fund të shtatorit.