Berisha: Rama i tha Bashës se kishte futur duart në xhepa rusë, dosjen e mori peng
Kreu i PD-së Sali Berisha në një komunikim me gazetarët ka deklaruar se në prill të 2022 ishte kryeministri Rama ai që akuzoi ish-kreun e PD-së Lulzim Basha se kishte përdorur para ruse, ndërsa vetë ai mori peng dosjen duke mos e çuar në Gjykatën e Lartë.
Sali Berisha:Nëse hetimi nga drejtësia amerikane rezulton që çështja për të cilën akuzohet Basha të jetë prodhim i këtij lobimi do ti drejtoheni atij për një ndjesë publike për shkak të akuzave të bëra vitin e fundit?
Nëse ka një ligj që e ka mohuar dosjen ruse në mënyrën më të fuqishme e të përsëritur ka qenë Sali Berisha. Unë për 4 vite kam hedhur poshtë në mënyrë absolute burimin rus. Vijmë më vonë. Në prill të 2022 i deklaron Lulzim Bashës se ti ke futur duart thellë në xhepat ruse dhe ndërhyn me Engjëll Agaçin në mënyrë më të fuqishme dhe bllokon hetimin, Nuk e çon dosjen në gjykatën e Lartë. E kam denoncuar këtë, kjo ishte ta marrësh tjetrin peng me dosje.
Më erdhën mesazhe nga qytetarë të SHBA se nuk kemi dhënë asnjë qindarkë për Nik Nuzin por kemi firmosur sikur kemi dhënë për të ndimuar PD-në. Atëherë unë më vonë kam deklaruar për këtë se burimi i parave mund të jetë ruse dhe i kërkova Bashës të deklarojë burimin e parave. E sigurt është se rusët kanë shpërndarë paratë, a ka marrë apo jo Lulzim Basha këtë nuk e di.

