Berisha: Nuk bëj prapa! Ftoj deputetët e PD të vendosin për më të mirën e partisë, me përjashtim të dy personave
Ish kryeministri Sali Berisha ka realizuar konferencën e tij të përjavshme me gazetarët ku ka folur rreth rezultatit të zgjedhjeve të 14 majit, por edhe për ndodhitë e fundit në PD.
Ai theksoi se videot dëshmojnë se në mbi 70 përqind të qendrave të votimit, të ashtuquajturit operatorë, shkelën ligjin nga mëngjesi deri në darkë.
Sakaq, Berisha pavarësisht thirrjeve të disa deputetëve, është i bindur që të mos bëjë hap prapa, dhye ka kërkuar që deputetët të mbidhen dhe analizojnë se çfarë po ndodh me partinë.
Berisha: Në përjashtim të dy personave që kanë lidhje të tmerrshme krmi me Edi Ramën e të gjithë deputetët e tjerë janë gati të kenë cdo lloj debate, diskutimi, mirëkuptimi sepse ata në moment kritik e themelor, mbështetën kandidatët e primareve. Mbështetën statutin e PD dhe ky është investimi i tyre, nuk ndodh kjo për Berishën por këtu investuan në partinë që i përkasin,. Ndaj tyre është plotësisht e hapur.
Jo që nuk bëj një hap mbrapa, por bëj hapa para për t’i ftuar që të ulen, të diskutojnë e të vendosin për më të mirën për PD, opozitën dhe të ardhmen e vendit.