Berisha: Këto zgjedhje janë për fatin e Shqipërisë sepse jemi populli më i vjedhur në Europë
Kreui i PD Sali Berisha tha sot nga Mirdita këto janë zgjedhjet më të për fatin e Shqipërisë, demokrat e socialist duke mos harruar dhe thirrjen për tu bashkuar kundër qeverisë Rama.
"Këta janë qeveritarë që urrejnë qytetarët. Këtyre u duken njerëzit qenie inferiore, u duken të padijshëm, u duken se ashtu e meritojnë ndaj dhe është një thirrje, një apel. Atij nuk i bëjnë përshtypje pse ikin shqiptarët. Të ikin thotë, mjafton të pasurohet ai.
Çfarë ndodh? Ndaj dhe këto zgjedhje nuk janë zgjedhje vetëm për qeverinë vendore, janë zgjedhje për fatin e Shqipërisë, fatin tonë, për çdo demokrat, socialist dhe pa parti.
Thirrja është të bashkohemi, sepse sot jemi njerëzit më të vjedhur në Europë.
Më falni, pse u dyfishuan rrogat në vitet 2005-2013. Sepse absolutisht kisha një qëllim më kryesor, përmirësimin e jetës tuaj, të qytetarëve, kjo ishte kryesore.
Por njëkohësisht me ato para që mblidhnim dhe borxhin që merrnim, për rrethanat u detyruam të investojmë miliarda në infrastrukturë. Vetëm në fshatin shqiptar janë investuar 3.2 miliardë euro, sepse ishte mesjetë, sepse rrugët ishin të gjitha të paasfaltuara, sepse ujësjellësa-kanalizime nuk kishte, sepse po nuk u zhvillua fshati nuk ka Shqipëri të zhvilluar.
Fshati nuk zhvillohet nëse nuk krijon të gjitha kushtet njësoj si në çdo lagje të qytetit, furnizim me ujë, rrugën, shkollën, qendrën shëndetësore etj. Pse do rrijë ai atje, do të ja krijosh këto kushte dhe ne po punonim.
Asfaltuam 11 mijë km rrugë, rindërtuam shkollat, 1300 shkolla. U dyfishuan bizneset sepse përgjysmuam taksat. Pra u bë një përpjekje e madhe, u krijuan të gjitha kushtet që 4 vite të tjera, rrogat të dyfishoheshin, së paku të dyfishoheshin çdo 4 vite. Dhe sot çdo shqiptar, nëse ai kryeministër do të ndjente sadopak dashuri, respekt për qytetarët e tij, shqiptarët do të kishin rrogën të paktën, minimumi 3 herë më të lartë se në 2013.
Pse e them këtë? Sepse ajo që u bë deri në 2013 u bë me të ardhurat që mblidheshin dhe borxhin që u rrit me 4.4 % të PBB. Sa e rriti borxhin zotëria? E rriti me 107 %, borxhin e ka rritur me 43 %. Vetëm me borxhin që ka marrë, pa shtuar asnjë qindarkë nga të ardhurat rrogat dhe pensionet e shqiptarëve mund të trefishoheshin pa asnjë vështirësi. Ku shkojnë këto para, çfarë ndodh. Vidhet, vidhen në mënyrë më të paimagjinueshme."