Berisha flet nga Lezha: Ky entuziazëm, kjo prani, kjo fushatë ka mesazhin më të fuqishëm, ne jemi këtu dhe do të fitojmë

Berisha flet nga Lezha: Ky entuziazëm, kjo prani, kjo fushatë ka

Kryetari demokrat, Sali Berisha, mbërriti në Lezhë për të marrë pjesë në ceremoninë e prezantimit të kandidatit opozitar, Pashk Gjoni.

Që në autostradën e Laçit, atij i ishte rezervuar një pritje madhështore.

Ndërkohë, qindra njerëz e prisnin Berishën në Lezhë.

"Të dashur, demokrate e demokratë lezhjanë. Të nderuar deputetë të PD-së, zonja Metaliaj, zonja Hoti, zoti Piroli. Të dashur kandidatë dhe kryetarë të ardhshëm të bashkisë Lezhë, Pashk Gjoni, Behar Haxhia, Alfred Mëlyshi.

Zonja e zotërinj, së pari një mirënjohje të pakufishme për ju, me këtë pritje të zjarrtë dhe entuziaste ju çoni peshë sot, zemrat e qytetarëve dhe demokratëve të Lezhës dhe mbarë Shqipërisë.

Ju i çoni mesazhe drithëruese atyre që në pallatet e krimit mendojnë se mund të mposhtin opozitën shqiptare, mendojnë se do të vazhdojnë pushtetin e tyre të bazuar mbi vjedhjen, krimin, drogën dhe poshtërsinë. Mendojnë se mund të mbajnë Shqipërinë si çifligun e tyre dhe familjarëve të tyre. Mendojnë e do të përzënë edhe shqiptarin e fundit nga kjo tokë, vetëm e vetëm se ai se mund ti kundërshtojë. Ky entuziazëm, kjo prani, kjo fushatë ka mesazhin më të fuqishëm, ne jemi këtu dhe do të fitojmë.

Miqtë e mi. Demokratë e demokrate, qytetarë e qytetare! Sot Shqipëria nga ky regjim po shkretohet çdo ditë e më shumë.

Shqipëria ka humbur në 8 vite 1/3 e popullsisë së saj. Në 8 vite vetëm në hapësirën e BE-së janë larguar 937 mijë shqiptarë, nga të cilët rreth 80% nën 30 vjeç.

Kjo është politikë gjenocidi, politikë shkretëtitimi, shkretimi, shpopullimi të Shqipërisë dhe shqiptarëve. Kjo është politika me mjetet të tjera të cilën do ti thoshte hetuesit mizor At Zef Pllumi, se pas nesh do të jemi vetëm ne, por do të jemi ne, do të jenë shqiptarët, kurse ju që praktikoni këtë politikë do të përfundoni në koshat e historisë", tha Berisha.

EMISIONET