Berisha e Meta fushatë në shi: Me 14 maj vendoset fati i demokracisë, Ramës i japim duart në vjeshtë
Ish-kryeministri Sali Berisha dhe Ilir Meta zhvilluan takime elektorale në mbështetje të kandidatëve të koalicionit Bashkë Fitojmë në bashkitë e qarkut të Korçës. Ai deklaroi se vota e 14 majit vendos fatin e demokracisë. Berisha tha se shtator i japim duart Ramës, duke nënkuptuar zgjedhje parlamentare.
Ish-kryeministri Sali Berisha kërkoi mbështetje për kandidatët e koalicionit Bashkë Fitojmë për bashkinë e Korçës, Devollit dhe Maliqit, duke theksuar se zgjedhjet e 14 majit vendosin fatin e demokracisë.
Sulmoi politikat e qeverisë së Edi Ramës dhe kandidatët e PS për zgjedhjet vendore.
Ndërsa kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta u ktheu përgjigje thirrjeve të Ramës për demokratët që të mos shkojnë për të votuar kandidatët e koalicionit opozitar të dielën.
Berisha e Meta më herët zhvilluan një takim elektoral në Pogradec, nga ku ish-kryeministri demokrat paralajmëroi se në vjeshtë pret zgjedhje parlamentare.
Berisha kundërshtoi projektin që sipas tij betonizon Drinolin, ndërsa hodhi akuza ndaj qeverisë e kryebashkiakëve socialistë për vjedhje e abuzime në kurriz të qytetarëve.