Pedagogu i Arkitekturës: Ish-Piramida si nuse fshati! Autori nuk u pyet, Rama do lejonte t'i ndërhynin në piktura?!

Rijetëzimi i ish-Piramidës ka rikthyer edhe njëherë debatin mbi tjetërsimin e saj.

Petri Ilo, pedagog në Universitetin e Arkitekturës dhe Urbanistikës prej 38 vitesh, i ftuar në "Ora e Betit" ju referua si një nuse fshati.

"Preferova të vij me Besim Dajën, themeluesin e shkollës së Arkitekturës në Shqipëri. Është ai që është ndeshur me Enver Hoxhën për ti thënë se duhet të kemi dhe profilin arkitekt. Debat i madh derisa është hapur. Kam ardhur me arkitektin rebel Petraq Kolevica, arkitekti më i kulturuar ndoshta të cilit në moshën 38-vjeçare regjimi i hoqi të drejtën e projektimit dhe sot veprat e tij shkëlqejnë nëse nuk do të ndërhynin ca duar të pista.

Po ju kujtoj Pallatin pas Bankës, Bibliotekën e Korçës çfarë skandali është. Kam ardhur dhe me autorin e Piramidës, mikun tim Vladimir Bregu. I pari që duhej pyetur ishte Vladimir Bregu. Nuk është pyetur, kam komunikuar në atë kohë.Është vepër arti, kur transformohet thirret autori.Do ja lejonte kryeministri dikujt të fuste duart te piktura e tij? Kurrë! Kjo është një nga arsyet pse Ladi përjetoi atë gjendje shpirtërore. Projekti konkret më ngjan me një nuse fshati,të më falin vajzat e fshatit. Ka humbur identitetin."

ora e betit piramida

EMISIONET