Berisha: Benard Ndreca, hero i gjallë i votës së lirë, ata që menduan se do ta mposhtin, morën turpin e historisë

Berisha: Benard Ndreca, hero i gjallë i votës së lirë, ata

Nga Vau i Dejës, Sali Berisha u shpreh se Benard Ndreca, është heroi i gjallë i votës së lirë dhe se atentati ndaj tij ishte atentat ndaj mbarë popullit opozitar.

Ai shtoi se populli i Shqipërisë është i vendosur të përmbysë me 14 maj monizmin e bazuar në banda, krim dhe drogë.

Berisha: I dashur Benard Ndreca, heroi i gjallë i votës së lirë. Atentati ndaj teje ishte atentat ndaj mbarë popullit opozitar, i cili është i vendosur të përmbysë me 14 maj monizmin e bazuar në banda, krim dhe drogë.

Në emër të demokratëve shqiptarë të përcjell nderimin tim më të madh, përshëndetjen time, nderimin dhe mirënjohjen sepse ata që menduan se do të mund të asgjësonin, fizikisht, pse mund të të mposhtnin moralisht, ata morën turpin e historisë, kurse ti udhëheq, prinë Partisë Demokratike drejt fitores së Zef Hilës në këtë bashki.

 

EMISIONET