Berisha: Administrata është në të përziera kolektive, mezi pret të shpëtojë nga Rama
Mazhoranca vijon të fryjë administratën në prag të zgjedhjeve por kreu i PD-së, Sali Berisha, thotë në "Ora e Betit" se shumica e tyre mezi presin largimin e Ramës.
Berisha: Administrata është fryrë por sot është në të përziera kolektive. Ka një urrejtje të padiskutueshme në rritje ndaj kësaj qeverie dhe këtyre qeveritarëve. Jam i bindur se shumica e kësaj administrate do të shpëtojë një minutë e më parë nga ky kryeministër. Futja e aplikacionit ka qenë një shok. Bisedo me ta.Do të vijnë te ne se ne jemi alternativa, kanë një memnorie ata. Sa ishim ne ajo administratë dhe çdo punonjës i këtij vendi kishte rrogën mesatare më të lartë në Ballkan. Pa administratë nuk ka shtet.
Ai thekson se Ramën nuk do ta shpëtojnë në 14 maj as lidhjet e tij me krimin.
Berisha: Krimi është në aleancë me të. Është i pashpresë. Kemi besim te qytetarët opozitarë, pa parti por edhe ata socialistë që janë bashkuar në dy protestat tona me mijëra. Nuk mund ta honepsin ata.