Gjuha e ashpër në fushatë, Baçi: Ramës i leverdis fekalizimi i komunikimit publik

Analisti, Agim Baçi, i ftuar në "Ora e Betit" thotë se e sheh me shqetësim përdorimin e gjuhës fyese dhe tallëse në fushatën elektorale për 14 majin.

"Gishti i Belos nuk ishte për tu mërzitur, ishte një provokim. Nuk jam dakord me fushatën negative që e filloi dhe zoti Rama. Për mua KQZ ka vepruar me shumë vonesë. Qëllimi është ta mundësh kundërshtarin jo ta urresh.Ajo që më shqetëson te gjithë fushata është gjuha shumë ekstreme, fyese, tallëse, bullizuese. Investimi te politika e mosbesimit. Ramës i ka leverdisur fekalizimi i komunikimit publik sepse kështu nuk jep llogari askush dhe qëllimi i tij është të mos japë llogari. Në katër vitet e fundit pushtetin vendor e ka pasur PS dhe Rama merret vetëm me Shkodrën.Kjo gjuhë duhet të ishte refuzuar nga kushdo, gjuha për ta paraqitur kundërshtarin djall duhet të refuzohet".

ora e betit zgjedhjet e 14 majit fushata zgjedhore

EMISIONET