Begaj nesër drejt Italisë, do të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të ish-Presidentit Giorgio Napoletano

Begaj nesër drejt Italisë, do të marrë pjesë në

Presidenti i Republikës së Sjhqipërisë Bajram Begaj do të udhëtojë të martën drejt Italisë, ku do të jetë i pranishëm në ceremoninë zyrtare të varrimit të Presidentit italian të Nderit, Giorgio Napoletano.

Kreu i shtetit shqiptar do të mbërrijë pas orës 11.00 në ambientet ku do të mbahet ceremonia zyrtare, e cila sicc raporton për “Ora News” gazetarja Alba Kepi, do të mbahet në selinë e Parlamentit italian.

“Sipas Protokollit italian të Shtetit, Presidenti Begaj do të mbërrijë i katërti mes liderëve të vendeve të tjera e pas Steinmeier, Macron, Hollande.

Pra ndiqet një protokoll hyrjeje, i cili që ka këtë renditje”, sqaron gazetarja Alba Kepi.

Ish-presidenti italian Giorgio Napolitano ndërroi jetë tre ditë më parë në Romë në moshën 98- vjeçare.

Ish-kreu i shtetit prej disa kohësh kishte probleme shëndetësore, të lidhura edhe me moshën.

Në vitin 2018 ai u shtrua në spitalin e San Camillo dhe iu nënshtrua një operacioni në zemër.

Në maj të vitit të kaluar ai u shtrua sërish, këtë herë në spitalin e Spallanzanit, për një operacion abdominal.

Ai la pas gruan e tij Clio Maria Bittoni dhe dy djemtë e tij Giovanni dhe Giulio.

bajram begaj alba kepi

EMISIONET