Begaj dhe Xhaçka urojnë pavarësinë e Kosovës: Ditë për t’u ndjerë krenarë!

Begaj dhe Xhaçka urojnë pavarësinë e Kosovës:

Presidenti i Republikës ka uruar Kosovën në 15-vjetorin e Pavarësisë së saj.

"Gëzuar 15 vjetorin e Pavarësisë Kosovë!", shprehet kreu i Shtetit në mesazhin e tij përmes rrjeteve sociale.

Ministrja Olta Xhaçka ka uruar pavarësinë e Kosovës.

Në një status në Twitter, ajo shprehet se sot është një ditë për t’u ndjerë krenarë dhe për të kujtuar me nderim të gjithë ata që punuar dhe luftuan për Kosovën e pavarur.

"Gëzuar Ditën e Pavarësisë së Kosovës vëllezërve e motrave tona në Kosovë dhe të gjithë shqiptarëve kudo që janë! Një ditë për t’u ndjerë krenarë për sa shumë është arritur në këto 15 vjet dhe për të kujtuar me nderim të gjithë ata që punuan e luftuan duke sakrifikuar gjithçka për Kosovën e pavarur", shprehet ministrja Xhaçka.

EMISIONET