Basha në Krujë: Do të ndërtoj një qeveri për shqiptarët dhe me shqiptarët
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Bashas tha sot nga Kuvendi Zgjedhor i degës së PD të Krujës, se ne marrim përsipër të ndërtojmë një qeverisje për njerëzit dhe me njerëzit.
Sipas tij, pyetja që do udhëheqin Partinë Demokratike është nëse një politikë i shërben apo jo shqiptarëve dhe nëse përgjigja është jo, atëherë kjo politikët nuk mund të ndiqet.
“Duke nisur nga taksat, që janë më të lartat.Do rriste nivelin ekonomik të mbi 800 000 shqiptarëve. Janë 230 shkolla të reja që do të ndërtohenin me 460 milionë eurot që u dhanë për koncesionet”, vijoi Basha.
“Kruja është një qytet që njihet nga e gjithë Evropa, ka hyrë në legjenda për aftësinë e banorëve të tij për t’i qëndruar vështirësive më të mëdha që mund të rrok mendja njerëzore. Edhe vështirësitë që kemi kaluar këto 2 vite, janë pa asnjë dyshim vështirësitë më të mëdha, sfidat më të mëdha që mund të rrokte mendja e demokratëve 2 vite më parë. Dhe kuptimi i këtij kuvendi është që të ndërtojmë të ardhmen”, tha më tej Basha.
“Prandaj jemi sot këtu, sepse nuk mund t’i ikim misionit për të cilën jemi krijuar dhe për të cilin kemi sakrifikuar gjithçka. Është thirrja e fermerëve shqiptarë të braktisur nga një qeveri e korruptuar që pasi vodhi taksat e shqiptarëve, nuk hezitoi të vidhte edhe taksat e evropianëve që erdhën si subvencione për fermerët, por përfunduan në vila dhe resorte luksoze të pushtetarëve. Është thirrja e sipërmarrjeve të cilët prej 10 vitesh ndodhen nën zgjedhën më mizore të përfytyrueshme në Evropë. Është thirrja e prindërve shqiptarë që tani I shohin vatrat e tyre të boshatisura, fëmijët e tyre që kërkojnë të largohen. Është thirrja e edukatorëve të brezit të ri, e punonjësve të shëndetësisë, është thirrja e administratës që janë skllavëruar për t’i shërbyer një pushteti korruptiv. Dhe kësaj thirrje po i përgjigjemi që këtu nga Kruja, domethënia e të cilës është e pamohueshme për shqiptarët, por është po kështu e pamohueshme për PD.
Partia Demokratike ndodhet në këtë sallë me një vullnet për t’iu kthyeri idealeve për të cilat lindëm. Dhe ideali më kryesor është ai i lirisë. I lirisë politike, i lirisë ekonomike dhe i lirisë së gjithanshme. Gjëja e parë dhe parë dhe kryesore që duhet të bëjmë është t’iu themi shqiptarëve se si do ta nxjerri, Shqipërinë nga kontrolli absolut e përqendrimit politikë, e përqendrimit të pushtetit ekonomik në duart e një pakice absolute. Dhe kur në një anë kur kjo 13 politikanësh dhe oligarkësh pasurohen, në anën tjetër një shumicë shqiptarësh varfërohen. Njëra duhet ta lëshojë rrugën. Ose shumica e shqiptarëve, ose rruga tjetër dhe e vetme largimi i kësaj politike dhe i kësaj oligarkie.
Që kjo rrugë mos të përfundojë si rrugë qorre, duhet të bazohet në vlerat më të vërteta, në standardet europiane dhe euroatlantike me të cilat kemi qëndruar dhe kemi paguar koston më të lartë. Duhet të qëndrojmë në radhë të parë në një prekje reale të problemeve të qytetarëve, të dhimbjeve dhe halleve të tyre dhe të gjithë grupeve të interesit. Dhe së dyti në ofrimin e zgjidhjeve, zgjidhje të mundshme, të realizueshme dhe të mundur. Ky është programi I Partisë Demokratike të realizuar nga ekspertët më të mirë që ka Shqipëria, me asistencën e ekspertëve të aleatëve tanë strategjikë. Shumë shpejt ky program do të shpaloset në radhë të parë në forumet e PD dhe pastaj me grupet e interesit. Nuk ka më kohë vetëm të denoncojmë aferat e qeverisë, por të ofrojmë dhe zgjidhje për shqiptarët”, vijoi Basha.