315 FITUES TE “XHANGOLLI”/ Hidhet shorteu, ndahen Iphonë, udhëtime turistike e shumë çmime të tjera
Për vetëm 3.000 lekë blerje rrjeti i supermarketeve “Xhangolli” ka shpërndarë plot 315 çmime për çdo klient besnik të saj që morën pjesë në shorteun e datave 25 nëntor deri në 25 janar.
Tashmë janë shpallur 200 fitues me kupona në vlerë 5.000 lekë blerje,100 fitues që do të bëjnë blerje në vlerë 10.000 lekë,10 fitues “Udhëtim çift” në Stamboll dhe 5 fitues të “Iphone 15”
Kimete Qytyku, ekonomiste pranë supermarketit “Xhangolli” premton shorte të tjera dhe mundësi për më shumë dhurata.
Kimete Qytyku: “Ky është shorteu i parë për ne, jemi shumë të lumtur dhe të gëzuar që mundëm t’ju shpërblenim për blerjet që keni bërë nëpër supermarketet tona.
Ne këtë vit kemi ardhur me risi, do të kemi cilësi më të garantuar, një shërbim më cilësor, dhe përveç këtyre, do të kemi dhe hapje të reja në të gjithë kryeqytetin.
Kemi edhe tre shorte të tjera, për çdo stinë ne kishim nga një short dhe shorteu i radhës do të pasohet në muajt mars dhe prill dhe që do të lançohet në maj. E më pas do të kemi dy shorte të tjera, në verë dhe në vjeshtë”.
Synimi i “Xhangolli Group” për vitin 2024 është përveç 26 pikave aktuale në kryeqytet të vazhdojë shtrirjen me pika të reja, të rrisë akoma dhe më shumë cilësinë në shërbim të klientëve, duke qenë më pranë tyre dhe investime në burime njerëzore.