Kosovë - Serbi përplasen në OKB, ja si e komenton debatin për dinarin Arbër Zaimi i Vetëvendosjes
Afati prej një muaj tranzicion po konsiderohet si një hap pozitiv, megjithatë nga aleatët perëndimorë po konsiderohet si periudhë e pamjaftueshme.
Ndërkombëtarët kanë ripërsëritur kërkesën për shtyrje të vendimit të Bankës Qendrore të Kosovës për implementimin heqjes nga qarkullimi të dinarit serb.
Pikërisht për këtë çështje kryeministri Albin Kurti dhe presidenti Aleksandër Vuçiç u përplasën mes tyre në Këshillin e Sigurimit të OKB-së që u thirr nga Serbia.
Lidhur me këtë përplasje mes Kosovës dhe Serbisë, në studion e lajmeve në “Ora News”, anëtari i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje Arbër Zaimi u shpreh se Serbia në OKB u përkrah vetëm nga Rusia.
Ndërsa e kundërta sipas tij, ndodhi ndaj Kosovës.
“Kjo sepse edhe çështja e dinarit është një çështje e ngjashme me atë të targave me Serbinë, ndaj dhe kjo ishte më e lehtë për t’u trajtuar.
Qeveria e Kosovës duhet të marrë masa për parandalimin e futjes së kamionëve me dinarë nga Serbia”, theksoi Zaimi.