AGJENDA / Departamenti Amerikan konfirmon për “Ora News”: Blinken vjen në Tiranë

AGJENDA / Departamenti Amerikan konfirmon për “Ora News”:

Departamenti Amerikan i Shtetit konfirmon për “Ora News”, se pjesë e agjendës së turit të Sekretarit të Shtetit Antony Blinken në Evropë do të jetë edhe Shqipëria.

Reagimi i DASH-it për "Ora News"

“Sekretari i Shtetit Antony J. Blinken do të udhëtojë në Tiranë, Shqipëri dhe Mynih, Gjermani, nga 14-17 shkurt.

Në Tiranë, Sekretari Blinken do të riafirmojë fuqinë e marrëdhënieve të Shteteve të Bashkuara me Shqipërinë, një partner kyç për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor dhe një aleat i fortë në mbështetjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës.

Në Mynih, Sekretari Blinken do të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë së Mynihut si pjesë e delegacionit të SHBA-së të kryesuar nga Zëvendës Presidentja Kamala Harris.

Sekretari do të zhvillojë takime dypalëshe për të nënvizuar mbështetjen e qëndrueshme të Shteteve të Bashkuara për popullin e Ukrainës, për të vazhduar diskutimet me partnerët se si të arrihet paqe dhe siguri e qëndrueshme në Lindjen e Mesme dhe për të theksuar angazhimin tonë të palëkundur për sigurinë transatlantike.

Sekretari Blinken do të bashkohet gjithashtu me partnerët ndërkombëtarë për një forum publik mbi multilateralizmin”, njofton Miller.

Njoftimi në "X"

Ndërkaq një gjë të tillë e konfirmon edhe Zëdhënësi i departamentit amerikan të shtetit, Metju Miller, përmes platformës sociale “X”.

EMISIONET