Basha mbledh Këshillin Kombëtar, gati strukturat e reja: Sot, një hap i rëndësishëm politik. Zoti na ndihmoftë!

Kreu i PD-së Lulzim Basha mbledh sot Këshillin Kombëtar, ku pritet të merren disa vendime të rëndësishme.

Përveç se do të konstituohet, Këshilli Kombëtar do të zgjidhë edhe Sekretarin e Përgjithshëm, nënkryetarët, sekretariatet dhe kryesinë e PD-së.

Sipas burimeve flitet që Enkelejd Alibeaj do të zëvendësoje Gazment Bardhin. Ndërsa për nënkryetarë përfliten emrat e Roland Bejkos dhe Flutura Açkës, teksa pritet të jenë 4 gjithsej.

Gjatë fjalës së tij, Basha u shpreh se mbledhja e sotme është një hap i rëndësishëm politik.

“Numërimi mbrapsht ka filluar”, është shprehur Kryedemokrati në çeljen e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike. Lulzim Basha thotë se hapi i radhës është formatimi i forumeve statutore të partisë.

"Pas Kuvendit Kombëtar të javës së shkuar, hedhim sot një tjetër hap të rëndësishëm për Partinë Demokratike, formatimi i forumeve statutore të partisë. Ky hap i jep hov të ri aksionit tonë politik, që për shumë gjatë u largua nga detyra jonë parësore, ajo e të qenit në shërbim të demokratëve, të qytetarëve, të Shqipërisë.

Ne e dimë që në asnjë moment nuk kemi hequr dorë nga përgjegjësia që na mban në politikë, madje kemi sakrifikuar shumë të gjithë bashkë për të mbrojtur vlerat që na bashkojnë në këtë familje të madhe.

Basha mbledh Këshillin Kombëtar, gati strukturat e reja: Sot, një
Emrat për anëtarë të Kryesisë së PD-së

Por kur zhurma e përplasjes bëhet më e fortë se zëri i arsyes, të gjithë humbasim.

Ne humbëm kohë të çmuar duke u marrë me probleme që nuk kanë lidhje me shqetësimet e njerëzve por me shqetësimet dhe problemet personale të pak politikanëve, që për të mbuluar të keqen e tyre, janë gati të shkatërrojnë të mirën e përbashkët", theksoi Basha.

Lulzim Basha theksoi se delegatët e 2 shtatorit me votën e tyre zgjodhën një tjetër model politik që ndahet me hipokrizinë, me inkoherencën, me standardet e dyfishta, që e kanë neveritur qytetarin nga politika e fasadës, e intrigës, arrogancës, hiles dhe e përfitimeve personale.

“Demokratët dhe mbarë shqiptarët presin dhe meritojnë një model krejt ndryshe, të politikës së vëmendshme ndaj njerëzve dhe jo të obsesuar me fatin e vet personal, të një politike të ndjeshme dhe të dhembshur, një politikë e njerëzve dhe për njerëzit, që i dëgjon ata dhe u jep zgjidhje problemeve të tyre.

Pas Kuvendit Kombëtar, numërimi mbrapsht ka nisur për të gjithë ne. Kemi marrë përsipër, sepse ua kemi kërkuar demokratëve, barrën e rëndë për të ndërtuar një aksion politik ku ndërthuret nevoja jetike për t’u ofruar shqiptarëve një opozitë ballore, jo selektive me të keqen, dhe një Parti Demokratike bashkëkohore, konkurruese dhe alternativë qeverisëse.

Kuvendi Kombëtar i 2 shtatorit është një mesazh i fortë për të gjithë. Të qartë për përgjegjësinë që kanë mbi supe për ta nxjerrë vendin nga kriza shumë dimensionale ku ndodhet, demokratët vendosën jo vetëm të shohin drejt të ardhmes, por të nisin punën për ta ndërtuar atë”, tha Basha.

Po ashtu, kryedemokrati theksoi se: "Brenda ketij viti programi dhe strukturat ne rrethe te reja, brenda 31 marsit 2024 gati 140 kandidatet per deputete per zgjedhjet e ardhshme parlamentare"

Emrat për sekretariatet e reja të PD-së 

Basha mbledh Këshillin Kombëtar, gati strukturat e reja: Sot, një

Emrat për Organet Drejtuese të PD-së

Basha mbledh Këshillin Kombëtar, gati strukturat e reja: Sot, një

Deputetë të pranishëm:

1.Lulzim Basha;

2. Enkelejd Alibeaj;

3. Orjola Pampuri;

4. Arbi Agalliu;

5. Kreshnik Çollaku

6. Eralda Bano-Tase

7. Flutura Açka;

8. Merita Bakiu;

9. Selaudin Jakupllari;

10. Andia Ulliri

 

EMISIONET