“Më kanë pushkatuar gjyshin”, Berisha nxjerr pamjet e incidentit me Benet Becin: Refuzohen kurorat e partisë terroriste në Postribë!
Një incident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune në Shkodër gjatë ceremonisë në përkujtim të 77- vjetorit të kryengritjes antikomuniste të Postribës.
Shkak u bë pjesëmarrja në ceremoni e kryebashkiakut socialist të Shkodrës, Benet Beci, i cili vendosi kurora me lule në memorial.
Por për familjarët e viktimave të asaj ngjarjeje është e papranueshme që dikush që përfaqëson diktaturën komuniste të marrë pjesë.
Pamjet e incidentetit në fjalë do t’i publikonte edhe ish-lryeminisytri Sali Berisha në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”.
“Refuzohen kurorat e partisë terroriste në Postribë! “Më kanë pushkatuar gjyshin,” shfryn me mllef qytetari!”, shkruan shkurtimisht në komentin bashngjitur pamjeve që nuk kanë nevojë për koment, ish-kryeministri Sali Berisha.
Incidenti
Gjatë ceremonisë, një nga të pranishmit që i kishin pushkatuar gjyshin, mori kurorat duke i hedhur në rrugë në shenjë revolte dhe neverie ndaj atyre që sot u bëjnë homazhe.
“Këta më vranë gjyshin, pse kanë ardhur sot këtu”, u tha qytetari, gazetarëve.
Kryebashkiaku i Shkodrës Benet Beci, i revoltuar nga gjesti i qytetarit dhe i akuzave të drejtuara si në drejtim të atyre që i vranë të afërmit, nuk mbajti asnjë fjalim të rastit dhe as nuk iu përgjigj gazetarëve.