VIDEO/ Benet Beci “provokon” me Postribën, familjarët e të vrarëve nga diktatura ia flakin lulet e socialistit: Ata që më kanë pushkatuar të parët, s’mund të vendosin kurora këtu

Për herë të parë një socialist përkujton kryengritjen e Postribës.

Benet Beci, i zgjedhuri nga radhët e Partisë Sociliste vendosi kurora me lule në cilësinë e kryetarit të bashkisë Shkodër tek memoriali që përkujton këtë ngjarje, por pak minuta më pas një familjar i të vrarëve në kryengritjen e 77 viteve më parë, i hodhi kurorat.

“Ata që më kanë pushkatuar të parët nuk mund të vendosin kurora me lule”, deklaroi ai për mediat.

Kaq ka mjaftuar që Benet Beci pas ketij incidenti të largohej nga aktiviteti me kokën ulur dhe pa dhënë asnjë deklaratë për mediat.

EMISIONET