Bardhi: Hajdutët fshihen nga frika, Rama të vijë të japë llogari, Ahmetaj sot merr rrogën në arrati

Bardhi: Hajdutët fshihen nga frika, Rama të vijë të

Kuvendi ditën e sotme është përfshirë nga debatet e shumta dhe bllokimi i foltores nga ana e deputetëve të opozitës.

Ka qenë kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, i cili është shprehur se 3 njerëz në arrati marrin para nga buxheti i shtetit.

Bardhi e etiketoi ish-ministrin Arben Ahmetaj dhe biznesmenët e inceneratorëve, Klodian Zoto e Mirel Mërtiri.

Bardhi: Zonja drejtuese e seancës, unë i bashkohem asaj që ju thatë, respekt maksimal për çunat e gardës që janë këtu, por nuk ka asnjë nevojë për prezencën e tyre këtu. Ata duhet të veprojnë vetëm me urdhër të kryetares së Kuvendit. Hajdutët zakonisht fshihen nga frika. Vetëm në një dosje si ajo e inceneratorëve, ka dalë gjysma e qeverisë. Kemi kërkuar prezencën e kryeministrit. Çfarë nevoje ka kryeministri të fshihet pas Elisës, Oltës, etj. Pse duhet ky njeri që sjell ligjet e Klodian Zotos, të fshihet pas votës së kolegëve të maxhorancës. Si ka mundësi, kemi 3 njerëz sot në arrati, Arben Ahmetajn, ka marrë rrogën sot ai, sot merr 200 mijë lekë. Nga ana tjetër kemi 2 mafiozët e inceneratorëve që jetojnë në Vjenë dhe marrin 80 mijë euro në ditë.

BE e ka kapur Ramën dje në vjedhje, ky i jep mend BE-së se çfarë duhet të bëjë me Kosovën. Të vijë këtu të japë llogari. Të japë llogari për pezullimin e fondeve të bujqësisë. Zonjë ti ki kujdes, bëhet fjalë për periudhën që ke drejtuar AZHBR-së dhe hetimet janë në vijim. Por nuk është përgjegjësia juaj. Pezulloni seancës, thirreni Ramën sepse më kanë thënë që prapë ka shkuar në plazh, boll është nxirë nga horrllëqet. Zonja kryetare, në emër të Grupit të PD-së unë e shpreha respektin për gardën, por kolegët nëse kanë respekt për gardën, hajde fusim një rend dite t’i dyfishojmë rrogën punonjësve të Gardës. Për të mos i lënë me veshjet që kanë. Një projektligj për t’i dyfishuar rrogën punonjësve të gardës, sille ligjin këtu. Ata nuk kanë nevojë të qëndrojnë në këmbë se nuk kemi ndërmend të sulmojmë askënd fizikisht”, ka thënë Bardhi në Kuvend.

EMISIONET