Avokati tregon ku gabuan SPAK dhe BKH me Ahmetaj: Nuk do të doja që kaposhi të përfundonte në një thellë
Avokati Leonard Karaj i ftuar në "Drejt" evidentoi shkeljet proceduriale të SPAK dhe Byrosë së Hetimit në kontrollin e vilave të bashkëjetueses.
Sipas tij,në një proces gjyqësor ky do të ishte një sebep për të zhbërë të gjithë ngrehinën e madhe që ka ndodhur me hetimin e incineratorëve.
Karaj: Ndodh rëndom në këtë vend që më parë bëhet gjyqi publik, pastaj gjyqi politik ku kryeministri apo ministri lëshon vartësin e vet. Pastaj kalojmë te gjyqi formal gjyqësor. Nga SPAK nuk kemi ende akuzë. Të paktën duhet të thërrasë Ahmetajn apo avokatin e tij për ti komunikuar akuzat që ngrihen ndaj tij. Proceduralisht është bërë dhe një gabim kur kanë nisur të plaçkisin vilat e bashkëjetueses për të gjetur prova duke anashkaluar një fakt domethënës që Ahmetaj është deputet.
Kjo procedurë duhet të ishte ndjekur për të mos pasur nesër në një proces gjyqësor justifikime proceduriale për të rrëshqitur nga ajo që realisht akuzohet Ahmetaj. Të mos ndodhë ajo që ndodhi me Bashën për rrugën Durrës-Kukës para 10 viteve. Ose ajo e gjyqit për Fatir Mediun që u mbyll e procedurë. Nuk dua të kapen pas fijes së perit, pas një akti procedurial, për të zhbërë të gjithë ngrehinën e madhe që ka ndodhur me hetimin e incineratorëve. Nuk do të doja që kaposhi të përfundonte në një thellë.