Arrestohet 62 vjeçari në Vlorë, iu gjet në banesë kallashnikovi, një armë gjahu dhe fishekë

Arrestohet 62 vjeçari në Vlorë, iu gjet në banesë

Një 62 vjeçar është arrëstuar nga policia e Vlorës pasi në banesë iu gjetën të fshehura një kallashnikovdhe një armë gjahu me municion luftarak.

"Me operacionin policor të koduar “Spot” u arrestua në flagrancë shtetasi P. B., 62 vjeç, banues në Himarë, për veprat penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit" dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive".

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në banesën e këtij shtetasi, dhe si rezultat gjetën të fshehura 1 armë zjarri kallashnikov, 1 armë gjahu dhe një sasi fishekësh, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale," njoftoi policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

EMISIONET