Arrestimi në SHBA i zyrtarit të FBI, Pampuri: Të hetohet Rama, u përpoq të korruptojë agjentin e FBI
Partia Demokratike vijon me akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama pas arrestimit të zyrtarit të lartë të FBI, McGongial.
Deputetja, Oriola Pampuri, në një dalje për mediat kërkoi hetimin e Ramës duke e akuzuar se me ndërmjetësimin e Agron Nezës dhe Dorian Duçkës komisionoi agjentin e FBI Charles McGonigal për të ngritur çështje kundër Partisë Demokratike dhe rivalit politik të Ramës, Lulzim Basha.
Pampuri: Dje shqiptarët mësuan se fill pas zgjedhjeve të vitit 2017, Edi Rama me ndërmjetësimin e Agron Nezës dhe Dorian Duçkës komisionoi agjentin e FBI Charles McGonigal për të ngritur çështje kundër Partisë Demokratike dhe rivalit politik të Ramës, Lulzim Basha.Përpjekja e Ramës që me para kesh, me dëshmi të rreme dhe kontrata të paligjshme biznesi të lidhte Partinë Demokratike me Rusinë iu kthye atij në bumerang.
Njeriu që i pagoi agjentit McGonigal 225 mijë dollar kesh, Agron Neza, është njëkohësisht pronari i kompanisë që kaloi fondet ruse për agjentin e FBI.Pas 5 viteve fushatë, qytetarët mësuan se as PD dhe as ndonjë drejtues i saj s’kanë asnjë lidhje nga akuzat e gatuara në zyrën e Edi Ramës. Shqiptarët e panë e zeza mbi të bardhë provën e lidhjes së Ramës në SHBA dhe Evropë. Të nisin hetimet pa humbur kohë. Vetë kryeministri është përpjekur të korruptojë agjentin e FBI.