Arrestime dhe tensione para zgjedhjeve, Çollaku: Prokuroria të analizojë me paanësi faktet. Ja pse Rama e mbylli fushatën në Durrës

Gazetari Basir Çollaku në një intervistë për gazetaren Beti Njuma, ka analizuar situatën që prodhoi arrestimi i kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” për kryetar në Bashkinë e Himarës, Fredi Beleri deklaroi se prokuroria duhet të faktojë akuzat e saj, pasi arrestimi dy ditë para zgjedhjeve është një akt i rëndë.

“Prokuroria ka për detyrë të analizojë me paanësi faktet. Kjo prokurori është në borxh publik me qytetarët.

Ka 50 kallëzime të depozituara, por nuk di se ka një të hetuar për këtë sot. Si psh ai i rastit të Pukës.

Po ashtu edhe rasti i Rskovecit ku Majlinda Bufi kërcënonte një pastruese me vendin e punës.

Pse nuk është e pandehur sot?

Në paskuqan kemi denoncimin publik, ku një qytetar denoncoi se 100 mijë lekë i kanë ofruar që të votojë Rakip Sulin”, tha Basir Çollakun.

Lidhur me mbylljen e fushatës në Durrës, Çollaku theksoi se:

“Gjuha shkon aty ku dhemb dhëmbi, pasi aty ka një port dhe ndaj ai kërkon që të fokusohet atje.

Po ëkshtu bëri dhe me Sarandën, aty ku Rama kërcënoi kandidatin e tij nëse nuk fiton atje.

Në Tiranë është e mbyllur, Belind Këlliçi do jetë kryetar i ri i bashksië, pasi Erion Veliaj tashmë është i humbur”, theksoi gazetari Basi Çollaku.

basir collaku Çollaku

EMISIONET