Çarja e grupit “Basha”, Godole: Dhuna në PD sepse e kemi të vështirë të pranojmë mendimet e të tjerëve

Mbledhja maratonë e Partisë Demokratike mbrëmjen e djeshme që përfundoi në orët e para të mëngjesit të sotëm është shoqëruar me tone të forta, debate e diskutime, por edhe kërcënime dhe dhunë verbale ndaj mes deputetëve demokratë dhe mbështetësve të Lulzim Bashës.

Disa prej anëtarëve kanë braktisur mbledhjen. Ka pasur edhe përballje me kërcënime dhe ofendime të militantëve mbështetës të Lulzim Bashës jashtë, një gjë e tillë është raportuar nga kolegu ynë Isa Myzyraj i cili e ka ndjekur këtë zhvillim.

Për të folur për këtë ngjarje të rëndë që përkon me rikthimin në skenën politike të Lulzim Bashës, mbështetësit e të cilit në Kryesinë e PD-së vendosën 29 korrikun si datë për mbajtjen e zgjedhjeve për kryetarin e kësaj partie, në studion e lajmeve në “Ora News” ishte anëtarja e Kryesisë së PD-së, Jonila Godole.

“Ne shqiptarët e kemi të vështirë të pranojmë mendimet e të tjerëve, për këtë arsye Partia Demokratike është në këtë gjendje.

Mbledhja ishte e kryesisë së PD-së, stukturat e tjera nuk e kuptoj çfarë bënin aty”, u shpreh ndër të tjera Jonila Godole.

Po ashtu, anëtarja e Kryesisë së PD-së shpjegoi dhe arsyen se pse ajo votoi kundër mbajtjes së zgjedhjeve për kryetarin e ri më 29 korrik.

lulzim basha pd siklajda shorja jonila godole

EMISIONET