Apeli i analistit për 14 majin: Refuzoni paratë, mos e shisni votën!

Apeli i analistit për 14 majin: Refuzoni paratë, mos e shisni

Analisti Milaim Nela i ftuar në "Ora e Betit" tha se padrejtësisë e mazhorancës ndaj opozitës do të motivojnë më shumë qytetarët për të dalë në votime.

Ai apeloi që njerëzit të mos e shesin votën.

Nela: Njerëzit me të gjithë këto padrejtësi që po i bëhen opozitës besoj se do motivohen më shumë se kurrë. U bëj thirrje  të kenë kurajo që të refuzojnë paranë, të refuzojnë blerjen. Edhe ata që janë në administratë duhet ta kuptojnë që nuk mund të jetojnë me turp, nuk mund të përdoren në atë lloj mënyrë siç po i përdor pushteti.Të gjithë atyre njerëzve që u bëjnë presion, kam të dhëna se u kërkojnë kartat e identitetit që mos të shkojnë të votojnë në mënyrë që të paraqitet sikur njerëzit nuk janë të bindur nga opozita dhe nuk duan të dalin në votime. Është terësisht e pavërtetë. Fushata e pushtetit po bëhet nga një njeri që nëse nuk do ishte kryeministër do të ishte i pandehur në gjykatat amerikane. Kjo është bërë e ditur dhe nga Escobar kur ishte këtu.

ora e betit zgjedhjet e 14 majit fushata zgjedhore

EMISIONET