Ambasadorja Yuri Kim 1 orë në Gjykatën Kushtetuese
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Janar 2023, 12:36
Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, është duke zhvilluar këtë të premte një takim në Gjykatën Kushtetuese.
Kujtojmë që dje u betua tek Presidenti i Shqipërisë anëtarja e 9 Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj.
Në Gjykatën Kushtetuese janë disa çështje të rëndësishme që kanë ndezur politikën në Tiranë.
Deri më tani nuk dihet arsyeja e vizitës së diplomates në këtë institucion të lartë drejtësisë, por takimet e ambasadores Kim kanë qenë të shpeshta edhe në institucionet e tjera të drejtësisë në vendin tonë.


