"Alternativa jonë ka dy fytyra" Qori: Nuk kemi oligark e njerëz të korruptuar, pika të forta kapitali moral e idetë

"Alternativa jonë ka dy fytyra" Qori: Nuk kemi oligark e

Arlind Qori, pedago i në FSHS, njëherëshkryetar i "Lëvizja Bashkë" e kandidat për bashkinë e Tiranës në një intervistë në "Ora e Betit" foli për  "Lëvizja Bashkë".

Qori tha se "Si aktivist jemi ndeshur gjithmonë me të pamundura".

Arlind Qori: Si aktivist jemi ndeshur gjithmonë me të pamundura. Jemi ndeshur me personazhe që duken përbindësha. Kur e kemi nisur luftën kundër ligjit të arsimit të lartë askush nuk do ta besonte se do ta shndërronin çështjen e arsimit në një kundërçëshjte. Askush nuk e besonte se punëtorët mudn të organizoheshin në sindikata derisa ne bashkë me minatorët me naftëtarët kemi ndërtuar sa e sa lufta sindikale e sot ka një minimum jete sindikaliste.

Por a kanë besim qytetarët tek partitë e reja?

Arlind Qori: Nuk besoj se qytetarët nuk kanë besim te alternativat më të reja. Besoj se arsyeja është më e thellë. Qytetarët janë aq të keqeverisur aq të keqtrajtuar saqë kanë humbur besimin tek vetja.

Sa përkrahje ka Lëvizja Bashkë?

Arlind Qori: Lëvizja Bashkë ka mbi 4 mijë anëtarë. Përbërja është interesante. Janë punëtorë, profesionist, njerëz të mirëarsimuar, janë pensionist. Janë përfaqësuesit autentik të një shumësie shoqerore, nuk kemi oligark e njerëz të korruptuar se nuk kanë ç'duan me ne e ne nuk kemi ç'duam me ta. Ne kemi mësuar si të organizohemi.

Kush janë pikat e forta të kësaj partie?

Arlind Qori: Organizimi është një ndër pikat tona të forta por pikat e tjera të forta kanë të bëjnë me kapitalin tonë moral me idetë tona. Kanë të bëjnë me faktin që ne kemi treguar e vazhojmë të kemi guxim për të thënë të vërteta që asnjë subjekt politik nuk guxon ti thotë. Qytetarët shqiptarë kanë nevojë për t'ju thënë të vërtetën.

Çfarë alternative keni ju?

Arlind Qori: Alternativa jonë ka dy fytyra. Fytyra e parë është programore dhe ka të bëjë me zgjedhjet në bashkinë e Tiranës. Fytyra e dytë është edhe programore edhe strategjike. Ka të bëjë me një plan zhvillimor për Shqipërinë, për një demokraci të vërtetë për Shqipërin ëdhe për një mënyrë organizimi që ka mundësi të mposhtë partitë. Për planin për Tiranën në javët në vijim do të tregojmë dhe programin. Tirana është shndërruar në një qytet ku hapsira konsumohen, ka nevojë për zgjerim. Niveli i të ardhurave është nga më të ulëtit, ndërsa çmimet nga më të lartat. Plani urbanistik që është është katastrofik, aty ku jetojnë njerëzit ndërtohen kulla. Tirana është një qytet i shndërruar në xhungël. Ata fitojnë në xhungël, fitojnë grabitqarët.


EMISIONET