Dy tragjedi që dallojnë dy botë!

Dy tragjedi që dallojnë dy botë!

Greqia u trondit sot nga humbja e mbi 40 jetëve nga përplasja e dy trenave. Natyrisht bëhet fjalë për një gabim njerëzor. E megjithatë, të gjithë e dëgjuam Ministrin e Transporteve, Kostas Karamanlis, se tha se kishte përgjegjësi politike ndaj nuk mund të qëndronte më në atë post, edhe pse nuk rezulton të ketë ndonjë lidhje mes tij dhe mashinistëve, apo mes tij dhe përgjegjësve të stacioneve ku kanë kaluar dy trenat...

Në Shqipëri një kriminel i sapoliruar, Dan Hutra, që kish vrarë gruan në vitin 2007, dënuar 15 vite (!!!), i liruar dy javë më parë, vret tri gra, plagos dy të tjera. Një krim i paralajmëruar, një dështim i pastër i sistemit të parandalimit të krimit, i sistemit të ruajtjes së jetëve të rrezikuara, apo sistemi i korrektimit social të të dënuarit. Por përgjegjësi morale, e sidomos politike, nuk mban askush. Ministri i Brendshëm asnjë fjalë. Asnjë ndjesë...

Qartësisht këto dy tragjedi na sjellin dy botë, dy modele- ai grek, ku vendimi i ministrit Karamanlis, që merr përgjegjësinë morale dhe politike, edhe pse për një gabim njerëzor- dhe tjetri, qëndrimi i ministrit Çuçi, e i gjithë zinxhirit përgjegjës, që edhe pse ka dështuar sistemi, edhe pse kemi të bëjmë me një krim të paralajmëruar, një krim që duhej të ishte shmangur që me burgosjen përjetë të një vrasësi dhe dhunuesi, sërish nuk kemi asnjë përgjegjësi morale, e aq më pak, të mendojmë dorëheqjen.

Këto janë dy botë krejtësisht që i dallon morali. Si ministri Karamanlis gjenden në disa vende të botës, ku respektohet kodi moral i qeverisjes, përgjegjshmëria përpara qytetarëve. Ndërsa si Çuçi kemi fatkeqësisht dhjetra raste ku politika, qeveritarët, nuk mbajnë asnjë përgjegjësi. Ky është antishteti, tallja e hapur me qytetarët, ku vetëm jeta dhe siguria e tyre nuk përfillet.

EMISIONET