Alibeaj në protestën e 11 shkurtit? Zhupa: Kush ka marrë votat opozitare duhet të jetë në shesh
Deputetja Ina Zhupa thotë se protesta e 11 shkurtit do të mbledhë të gjithë deputetët e grupit parlamentar të PD-së pavarësisht kundërshtive brenda llojit.
Në Rtv Ora ajo tha se ajo që i bën bashkë është kundërshtari politik.
Zhupa: PD ka qenë gjithmonë e qartë se armiku i përbashkët dhe rreziku i shqiptarëve është Edi Rama dhe nuk besoj se ka deputet të PD që ndihet i lumtur kur dalin fakte dhe skandale se si Edi Rama ka lobuar për të shkatërruar opozitën për të minuar demokracinë. Është normale që deputetë e PD të jenë bashkë kundër Edi Ramës.
Besoj se do të jemi bashkë dhe në protestën e datës 11 shkurt ora 12. Të gjithë deputetët e PD pa asnjë dallim, të gjithë ata që janë kundër Edi Ramës. Populli shqiptar pret nga ne të reagojmë dhe të jemi të gjithë bashkë para një tradhëtari të korruptuar.
A do jetë Alibeaj në protestë?
Zhupa: Çdo deputet që ka marrë votat opozitare duhet dhe besoj se do të jetë në shesh.
Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.