Alibeaj në Pogradec: Qytetarët të neveritur nga politika, përgjegjëse për situatën e vendit

Kryetari i komanduar i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, zhvilloi një takim në Pogradec ku kërkoi mbështetjen e banorëve për kandidatët për këshillin bashkiak.

Gjatë fjalës së tij Alibeaj tha se situata aktuale politike ka bërë që shqiptarët të mos kenë më besim.

"Politika sot është e tillë që ka edhe doza neverie nga publiku. Shkaktarë të situatës ku vendi është dhe nuk gabojnë."

Nuk munguan dhe sulmet ndaj kundërshtarëve teksa i cilësoi ata të korruptuar.

"Shqiptarët nuk i dhanë ndonjë mbështetje Ramës, përkundrazi ja hoqën. Në 2013 erdhi në pushtet me trafik votash prej pazarxhiu dhe me lejen e Sali Berishës."

Pogradeci është një nga qytetet ku Alibeaj nuk ka nxjerrë kandidat për kryetar bashkie por garon vetëm për këshillin bashkiak.

zgjedhjet e 14 majit fushata zgjedhore

EMISIONET