Rama fushatë në Peqin, premton investime për zonat rurale

Më shumë investime për zonat rurale. Ky ishte oremtimi i kryeministrit Edi Rama gjatë një takimi me banorët e Peqinit teksa kërkoi dhe votat e tyre për kandidatin Bukurosh Maçi për zgjedhjet e 14 majit.

"Dimë se çfarë mund të bëjmë për fshatrat, dimë sesi të bëjmë atë që komunitetet kanë nevojë. Tani është koha për të vazhduar të ndërtojmë një shkallë tjetër për ta ngjitur Shqipërinë aty ku e meriton dhe për t’iu dhënë të gjithë komuniteteve atë që meritojnë".

Kryeministri nuk i kurseu as akuzat ndaj kundërshtarëve. Sipas Ramës, në kohën kur opozita kishte pushtetin vendor nuk bëri asnjë lloj investimi për të cilin mund të jenë krenarë në ditët e sotme.

"Për hir të së vërtetës ne e kemi parë në gjithë rrugëtimin tonë të gjithë këtyre viteve se sa e vështirë bëhet për gjithë bashkitë, se sa e vështirë bëhet për komunitetet kur drejtimi i tyre është në duart e atyre që për hir të së vërtetës në të gjithë historinë e pluralizmit shqiptar që nga ’92 që ka zgjedhje vendore, asnjëherë dhe askund ku iu është dhënë besimi njerëzve nuk kanë mundur të bëjnë një ndryshim për të cilin sot mund të na tregojnë sesa mirë e kanë bërë. Në asnjë bashki ku ata kanë drejtuar, komuniteti nuk ua ka parë hairin, iu ka parë vetëm sherrin".

Këtë të hënë kryeministri Edi Rama do të vijojë me takimet dhe në bashkitë Kuçovë, Dimal dhe Berat.

zgjedhjet e 14 majit fushata zgjedhore

EMISIONET