Premtoi garë në 61 bashki, por Alibeaj bën emrat vetëm për 11 bashki (Listat në KQZ)
Edhe pse premtoi se do të kishte garë dhe do të kandidonte në 61 bashkitë e vendit, duket se Alibeaj ka bërë emrat për këshilltarë bashkiakë vetëm për 11 bashki.
Partia Demokratike me kryetar të komanduar, Enkelejd Alibeajn, ka dorëzuar mbrëmë në KQZ listat për kandidatët dhe këshilltarët bashkiakë për zgjedhjet e 14 majit.
Në Tiranë ku kandidat për kryetar do të jetë Roland Bejko, listën e këshillit bashkiak e kryeson pedagogia Enriketa Pandelejmoni, ndërkohë që i dyti në listë është ish-futbollisti i Tiranës, Gentian Muça.
Në listë janë gjithashtu Zak Topuzi dhe pedagogia Liljana Ramasaço.
Më poshtë të gjitha listat e depozituara nga Alibeaj në KQZ