“Bashkë fitojmë” çon në KQZ listat e kandidatëve për këshilltarë bashkiakë

Koalicioni opozitar “Bashkë fitojmë” ka dorëzuar mbrëmjen e djeshme në KQZ listën e kandidatëve për këshilltarë bashkiakë për zgjedhjet vendore të 14 majit.

Komisioni i Rithemelimit të PD-së, i drejtuar nga Sali Berisha ka marrë shumicën e kandidatëve për këshilltarë bashkiakë, i ndjekur më pas nga Meta me 240 pozicione, PBDNJ-së 20 pozicione kandidimi dhe Partia Demokristiane 6 pozicione kandidimi, sipas peshës specifike të rezultateve në zgjedhje.

Lista e kandidatëve për këshilltarë bashkiakë për Tiranën e këtij koalicioni udhëhiqet nga mjeku Ilir Alimehmeti dhe nga Silvia Caka nga Partia e Lirisë.

Po ashtu, në KQZ dhe KZAZ-të përkatëse janë depozituar edhe emrat për të gjitha bashkitë.

Më poshtë disa nga listat e kandidatëve për këshilltarë bashkiakë në disa bashki të vendit:

zgjedhjet e 14 majit zgjedhjet vendore zgjedhjet kqz kandidatet koalicioni opozitar këshilltarë bashkiakë listat

Dokumenta bashkëngjitur

EMISIONET