"Aktivisti", Gështenja: Administrata përdoret për synime politike, në Whatsapp u gjen materiale të kryeministrit e titullarëve
Deputeti i PD-së Lefter Gështenja në një komunikim me media sot deklaroi se punonjësit e administratës nuk duhet të detyrohen më që të marrin pjesë në tubime politike apo të bëjnë like në rrjetet sociale të faqeve qeveritare.
Sipas tij në aplikacionin "Aktivisti" janë rreth 80 mijë qytetarë që përdoren politikisht, shumica prej tyre punonjës të administratës.
"Më shumë se 80 mijë qytetarë janë detyruar të përdoren vetëm për synime politike.
Shumica prej tyre janë punonjës të administratës publike që u kërkohet që të jenë aktivë politiksht në këtë platformë. Skandasli nuk ka të bëjë vetëm me këtë por dhe se përmes këtij aplikacioni të gjtihë përdoruesit humbasin privatësinë, kontrollohen dhe monitorohen deri në dhënien e votës me detyrim për PS.
Skandali për platformën "Aktivisti" nuk është i vetmi.
Raporti i OSBE ODHR dhe ne si opozitë kemi parë se nga komunikimi digjital qeveria ka abuzuar ndjeshëm për qëllime politike. Platformat sociale, sidomos Whatsapp janë përdorur dhe përdoren ende dhe sot për të kontrolluar dhe ushtruar presion publik tek punonjësit e administratës publike. Në faqet personale të tyre gjen materiale propagandistike gjen materiale të kryeministrit dhe titullarëve të tjerë," tha ai.
