PL nxjerr DOKUMENTET, Vasili rendit 14 akuzat që rëndojnë mbi McGonigal: Ja pse gënjen Rama

PL nxjerr DOKUMENTET, Vasili rendit 14 akuzat që rëndojnë mbi

Partia e Lirisë përmes nënkryetarit të saj, Petrit Vasili, ka reaguar sërish për çështjen e ish-zyrtarit të lartë të FBI-së Charles Mc Gonigal, i arrestuar tashmë, në dosjen e të cilit rezulton të jetë edhe kryeministri shqiptar Edi Rama.

Në një reagim në rrjetet sociale, Vasili thekson se McGonigal ka dy procese të hapura në New York dhe Washigton D.C, ndërsa thekson se në total mbi të rëndojnë plot 14 akuza.

“Ja 14 akuzat ndaj McGonigal! Meqënëse Rama me ca të tjerë po vazhdojnë të gënjejnë për akuzat, që rëndojnë mbi Mc Gonigal dhe thonë që ka vetëm dy akuza.

Ja si qëndron e vërteta, që i dhemb shumë Ramës dhe altoparlanteve të tij të lodhur!

McGonigal ka dy procese të hapura në New York dhe Washington D.C, ku në total mbi të rëndojnë plot 14 akuza.

New York

1.Komplot për të shkelur International Emergency Economic Power Act

2.Shkelje e International Emergency Economic Power Act (IEEPA)

3.Komplot për të realizuar pastrimin e parave të pista

4.Pastrim parash të pista

5.Deklarate e rreme

Washington D.C

1.Fshehja e fakteve materiale

2.Deklaratë e rreme

3.Deklarate e rreme

4.Deklarate e rreme

5.Deklarate e rreme

6.Deklarate e rreme

7.Deklarate e rreme

8.Falsifikimi i dokumentave

9.Falsifikimi i dokumentave”, shprehet Petrit Vasili.

edi rama fbi petrit vasili hetimet skandali charles mc gonigal ish-agjenti

EMISIONET